Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ishte i ftuar sot në emisionin "Diçka po zihet"

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ishte i ftuar sot në emisionin “Diçka po zihet”

Për herë të parë në një emision televiziv, Ambasadori Qemal Minxhozi ka shprehur talentin për muzikë. Ai në emisionin e përjavshëm “Diçka po zihet” ka kënduar këngën e njohur “Lule Borë”, shkruan rtv21.tv

Ndonëse, zakonisht këndon në mesin e miqve, diplomati shqiptar i zoti u tregua edhe këtë herë në muzikë.

Qemal Minxhozi nga viti 1991 deri në vitin 2002 ka zhvilluar një aktivitet të gjerë bashkëpunimi midis organizmave shtetërorë dhe shoqërisë civile të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës. Është hartues i disa projekteve bashkëpunimi midis dy vendeve në periudhën në fjalë. Nga viti 2002 deri 2005 ka qënë i ngarkuar me punë i përhershëm i Ambasadës se Republikës se Shqipërisë ne Danimarke. Minxhozi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, në periudhat 2005-2009 dhe 2009-2013. Gjatë asaj kohe, gjithashtu ka qenë edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Që prej vitit 2014 Minxhozi mban postin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë./21Media