Ambasadori Kosnett takon drejtuesit e LDK-së

Flasin për zhvillimet e fundit në vend

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim me ambasadorin Kosnett, përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte i pranishëm edhe nënkryetari Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti.

Mësohet se temë e takimit ishin edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

LDK është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ. Nga këto zgjedhje ka dalë LVV si fitues relativ me 29 deputetë dhe LDK, parti e dytë, me 28 deputetë.

Back to top button