Ambasadori i SHBA-së në Panama jep dorëheqjen duke thënë se nuk mund t'i shërbejë Donald Trump-it

Ambasadori i SHBA-së në Panama jep dorëheqjen duke thënë se nuk mund t’i shërbejë Donald Trump-it

Ambasadori i SHBA në Panama John Feeley, diplomat me karrierë dhe ish pilot i helikopterit të Trupave Detare amerikane ka dhënë dorëheqjen duke i thënë Departamentit të Shtetit se ai nuk ndihet i gatshëm t’i shërbejë Presidentit amerikan Donald Trump, shkruan rtv21.tv.

“Si një diplomat për punë të jashtme, unë kam nënshkruar një betim për t’i shërbyer presidentit dhe administratës së tij në një formë jopolitike, edhe nëse ndonjëherë nuk do të pajtohem me politika të caktuara. Instruktorët e mi ma kanë qartësuar se nëse ndonjëherë besoj se nuk mund ta bëj atë, do të jem i detyruar moralisht që të dorëhiqem. Ajo kohë ka ardhur”, ka deklaruar Feeley në letren e tij të dorëheqjes që është lexuar në Reuters.

Një zëdhënëse e departamentit të shtetit ka konfirmuar dorëheqjen e Feeley-t duke thënë: “Ai ka informuar Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, si dhe Qeverinë e Panamasë për vendimin e tij që të tërhiqet për arsye personale, qysh nga data 9 maj e këtij viti”./21Media