Surprizon administratën e presidentit amerikan

Surprizon administratën e presidentit amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sot ka pranuar dorëheqjen e ambasadores së SHBA-ve në OKB-së Nikki Haley, sipas mediave të SHBA.

Dalja e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut ka ardhur si një surprizë ndaj zyrtarëve të administratës Trump, raporton Axios.

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi këtë, por tha se Trump po takonte Haley në Zyrën Ovale të martën në mëngjes, transmeton rtv21.tv.

Haley filloi punën si ambasadore e SHBA-ve në OKB në janar të vitit 2017./21Media