Shtegu për ecje i tëri i mbuluar me drita

Shtegu për ecje i tëri i mbuluar me drita

Atmosfera e Krishtlindjes e cila tashmë filloi të ndjehet në disa vende rreth botës, u rigjallërua edhe në kopshtin botanik Kew në Londër.

Ky kopsht, si edhe disa pika referuese nëpër botë të cilat krijuan ambiente mahnitëse dedikuar Krishtlindjes e Vitit të Ri, hapi ekspozitë hipnotizuese dritash. Pra, edhe pse ka më shumë se një muaj deri në shënimin e Krishtlindjes, kjo nuk ndalon asnjërin që të ndjejë shpirtin festiv, shkruan rtv21.tv

Përgjegjëse për ngjarjet në Kew Gardens është Daire Basra, e cila ka thënë se tani nuk është Krishtlindja, por shihet se të gjithë kanë hyrë në shpirtin e kremtes. Ajo ka thënë se tashmë shumë njerëz kanë filluar blerjet për këtë kremtë dhe kjo është edhe arsyeja pse hapën ekspozitë me drita në këtë kopsht.

Basra ka treguar se kjo pamje përrallore do të zgjasë deri në 5 janar 2020.

Shumë pika referuese në kopshtin botanik Kew u ndriçuan me drita të ndryshme, të cilat bëjnë që kopshti të duket magjik. Shtegu për ecje është njëri prej atraksioneve më të mëdha të Kew, dhe ai edhe kësaj radhe u transformua në pamje përrallore, me 30 mijë drita, ka thënë Basra.

Në kopshtin botanik Kew janë të mbjellura rreth 14 mijë lisa, 2 mijë prej të cilëve janë të llojeve të ndryshme, e një numër prej të cilëve u dekoruan me drita.

 

Njëra prej atraksioneve është edhe shëtitorja e gjatë 30 metra, e cila u ndriçua me drita të cilat ndryshojnë gjatë kalimit të vizitorëve./21Media