20 vjetori i vrasjes së Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit

20 vjetori i vrasjes së Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka kërkuar të zbardhet sa më shpejt vrasja e vëllezërve Bytyqi, që ishin shtetas të Amerikës.

Sot shënojmë një përvjetor të zymtë. Njëzet vjet më parë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u morën nga një stacion policor dhe u liruan në paraburgim të njësive speciale të policisë serbe. Dy vjet më vonë, trupat e këtyre tre shtetasve amerikanë u gjetën në Petrovo Selo në Serbinë lindore në një bazë të kontrolluar nga një njësi nën komandën e Guri Radosavljeviç. Duart e viktimave ishin të lidhura prapa shpinës dhe secili prej tyre ishte qëlluar në kokë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ambasada thekson se zbulimi i drejtësisë në rastin e vëllezërve Bytyqi, mbetet prioritet në marrëdhëniet diplomatike ShBA- Serbi.

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, vrasjet e tyre ende nuk janë hetuar siç duhet dhe plotësisht. Vdekjet e tyre janë diçka që nuk mund dhe nuk do t’i harrojmë. Marrja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi mbetet prioritet në marrëdhëniet tona dypalëshe me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara përsëri i bën thirrje autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast gjatë viteve, për një zgjidhje për këtë rast”, thuhet tutje në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

Edhe vitin e kaluar, kjo ambasadë kërkoi hetimin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, duke thënë se “vrasja ende nuk është hetur plotësisht, dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”./21Media