Samuel Barsky thur triko interesante

Samuel Barsky thur triko interesante

Sot, mjeshtëria e thurjes së trikove me dorë nuk u takon vetëm vajzave apo grave, e këtë më së miri e vërteton ky artist 45 vjeçar nga Baltimore e SHBA-ve.

Samuel Barsky viziton së paku shtatë pika referuese në vende të ndryshme gjatë vitit, e ajo që i bën vizitat e tij interesante është se një muaj kalon duke thurur triko dedikuar një vendi të caktuar, shkruan rtv21.tv

Ai ka vite që prej se filloi të merret me thurje të trikove, që do të thotë se tashmë ka ndërtuar karrierë si artist për thurje të tyre, dhe se në koleksionin e krijimeve të tija ka një radhë trikosh të thurura me dorë.

Disa nga të veçuarat janë: trikoja me shenjën e Hollivudit, Statuja e Lirisë, Stonehenge dhe London Bridge.

Samuel madje ka bërë selfie pranë tyre.

Artisti në një deklaratë për media ka thënë se thurjen e trikove e mësoi para 20 vjetëve dhe ajo shpejtë u bë pjesë e jetës së tij.

Ai ia doli të thur edhe disajne shumë të komplikuara, si psh Times Square në New York. Megjithatë, fillimisht, ai thuri triko për vete dhe gruan e tij, e cila është reklamuese në një supermarket.

Duke parë se gruas së tij nuk i interesonin aq shumë krijimet e tilla, ai vendosi që punën e tij ta prezantojë në mediat sociale dhe u mahnit nga numri i të interesuarve për triko.

Samuel, tashmë i siguron mjetet për jetesë nga shitja e trikove, siç ka thënë ai, viziton vende të ndryshme rreth botës, dhe sa herë që akomodohet në një vend, fillon të thur triko dhe ato i nxjerr në shitje. Dhe siç duket, artisti amerikan  nuk mendon njëherë për njëherë ta braktisë këtë art të jashtëzakonshëm, që njëherësh është edhe fitimprurës, këtë falë mijëra fansave të tij në mediat sociale, të cilët kërkojnë nga ai që t’u thur triko bazuar në pika referimi apo edhe objekte të ndryshme./21Media