AMIK synon fuqizimin e shërbimeve financiare përmes teknologjisë

Trajnim për fuqizimin e shërbimeve financiare përmes teknologjisë

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës në bashkëpunim me Fintech Aviv, Shoqata izraelite e Fintech, po mundëson për herë të parë trajnim për fuqizimin e shërbimeve financiare përmes teknologjisë në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i AMIK, Arsim Bruçaj, thotë se kjo është hera e parë që një trajnim i tillë po mbahet në Kosovë.

Ai bënë të ditur për kp, se përmes njohjes me përvojat dhe me trendet e financës digjitale, iu mundësohet klientëve në Republikën e Kosovës, që përmes digjitalizimit të përfshihen në industrinë financiare.

“Kjo është hera e parë që organizohet një trajnim i tillë me sa di unë në Kosovë. Qëllimi i trajnimit në Kosovë është njohja me përvojat dhe me trendet e financës digjitale. Kjo është vala e tretë që po e përfshinë industrinë edhe industrinë financiare, dhe në këtë pikë jemi lidhur me Shoqatën e Fintech të Tel Aviv-it që të sjellim përvojat e atij ambienti në tregun e Kosovës. Këtu marrin pjesë institucionet mikrofinanciare por, ka edhe përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës të Kosovës… Qëllimi përfundimtar është që klientët në Republikën e Kosovës, përmes digjitalizimit me qenë të përfshira në industrinë financiare”, thotë ai.

Bruçaj flet edhe për gjendjen e institucioneve mikrofinanciare në vend, për çka vlerëson se mikrofinanca tradicionale janë shumë mirë, porse shton se ka nevojë për një rimodelim të krejt industrisë mikrofinanciare.

“Mikrofinanca tradicionale është shumë mirë. Këto janë institucione të licencuara, të rregulluara prej BQK-së. Sigurisht që jemi në një proces të reformës selektive, të cilën ne po mendoj që ne gradualisht kemi për të mbërri aty ku dëshirojmë të mbërrijmë. Ka nevojë për një rimodelim të krejt industrisë mikrofinanciare, por kjo është diçka që është në dialog mes BQK-së dhe institucioneve tjera”, shprehet ai.

E ligjërues trajnimit është konsulenti i Fintech Aviv, Tal Sharon, i cili ka ardhur nga Izraeli për të përcjellë përvojat e vendeve tjera që kanë evoluar në shërbimet financiare përmes teknologjisë – Fintech.

Ai tregon se në këtë kanë sjellë tri kompani dy kompani nga Izraeli dhe një nga Polonia, për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë për tregun në Kosovë, ku njëra prej tyre lidhë fermerët me institucionet financiare, tjetra lidhë telekomin dhe bankat si dhe e treta që ofron sistemin e pagesave që i lidhë të gjithë në vetëm një aplikacion të vetëm.

“Ajo se çfarë po provojmë të bëjmë sot është vetëm për të parë sesi tregjet tjera punojnë në regjionet rreth botës, si në Afrikë, Azinë e jugut, SHBA dhe vende të tjera evropiane, se si kanë evoluar në të qenit të mbështetur nga ekonomia jo-fintech në ekonominë Fintech. Cilat janë përfitimet? Sjellë prosperitet në nivelin e tregut mund të gjenerojë më shumë të ardhura për shtetin, mund të gjenerojë investime për shtetin. Ne jemi këtu sot, shumë krenar të jemi pjesë e këtij misioni, dhe të ofrojmë disa punime në industrinë Fintech, për ta dërguar Kosovën përpara, të jetë më shumë tolerante në fintech”, thotë ai.

Sharon shprehet i kënaqur me pjesëmarrësit e trajnimit, tek të cilët thotë se ka parë gatishmëri për të bërë ndryshime.

“Pjesëmarrësit janë të gatshëm për të bërë ndryshime, të gjejnë mënyra të ndikojnë në treg. Mundësia e Kosovës është e madhe, më e madhja nga ajo që kam parë, sepse infrastruktura është e gatshme, sikur nuk ka bankë të re, nuk ka bankë digjitale, dhe ka shumë shans që njerëzit të kalojnë nga ajo se me çfarë janë mësuar në shërbimet financiare në diçka më të mirë në eksperiencat e konsumatorëve. Ata do të kënaqen me benificionin e të pasurit mundësi të shumta, të bërit pagesa në mënyra të ndryshme si dhe marrjen e kredive saktësisht kur ju nevojiten”, potencon ai.

Ai është optimist se pas këtij sesioni, do të vazhdojnë edhe sesione të tjera, e që në kuadër të tij thotë se do të sjellin edhe kompani të tjera në tregun e Kosovës.

Fintech (shërbimet financiare përmes teknologjisë) është duke u zhvilluar hovshëm në sektorin e financave në mbarë botën, ku përfitues janë si insititucionet financiare ashtu edhe konsumatorët.

Trajnimi ka filluar të enjten, ndërsa kjo është dita e dytë që po vijon të mbahet për anëtarët e AMIK-ut.

Back to top button