Amine dhe Ozil në dasmën e lojtarit Kolasinac

Amine dhe Ozil në dasmën e lojtarit Kolasinac

Aktorja dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse së bashku me bashkëshortin e saj, Mesut Ozil ishin të ftuar në dasmën e lojtarit të Arsenalit, Sead Kolasinac.

Përmes një postimi në instagram për ndjekësit e saj të shumtë, aktorja Gulse ka uruar çiftin Kolasinac, shkruan rtv21.tv

E veshur me fustan ngjyrë të gjelbërt të mbylltë dhe me flokë të lëshuara, Amine duket se ka shkëlqyer pranë bashkëshortit, Mesut Ozil.

Ndërsa, futbollisti Ozil i veshur me kostum dhe kravatë është dukur bukur, pranë çiftit të ri, tek i cili kanë mbizotëruar ngjyrat bardh dhe zi.

Amine Gulse më 07 qershor ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo është martuar me futbollistin e njohur gjermano-turk, Mesut Ozil. Çifti është martuar në një ambient të bukur, në mesin e njerëzve të dashur, derisa dëshmitar të martesës kishin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin./21Media