Thiago sot punon si regjisor

Thiago sot punon si regjisor

Thiago Oliveira kujtohet kryesisht për rolin e “Aminit” nga seriali “O Clone”. “Amini” ka qenë larg prej angazhimeve për tetë vjet, por nuk e ka braktisur karrierën e tij artistike.

31-vjeçari ka themeluar një kompani prodhimi në vitin 2015 dhe po mbaron filmin e tij të parë artistik si regjisor, “Nëse jeta fillon tani”, e cila shfaq emra të tillë si Luiza Valdetaro dhe Caio Castro.

Siç ka shkruar O’Globo, duke cituar Thiagon, parashihet që projekti do të dalë në treg vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se i mungon aktrimi, por për momentin do të ishte e parealizueshme, pasiqë ai ka thënë që ka projekte tjera për të realizuar, kështu që angazhimi në ndonjë seri për të do të ishte e vështirë.

Aktori shumë simpatik ka komentuar se  “The Clone” dhe “Chiquititas” ishin veprat e tij më të shquara dhe se për shkak të tyre, ai ende merr mesazhe nga publiku edhe sot.

“The Clone’ ishte i suksesshëm dhe është riprodhuar në disa vende. Prandaj, vazhdimisht marr mesazhe nga vende si Rusia, Ukraina dhe Rumania”, ka thënë Oliveira, përcjell rtv21.tv

Ka pesë vjet që ai është takuar me Carolina Boschini. “Ne u takuam duke punuar së bashku në kompaninë e prodhimit dhe përfunduam duke u afruar. Kanë kaluar pesë vjet bashkë dhe po shkojmë drejt martesës. Ajo, pavarësisht se punon në mes dhe vjen nga një familje artistësh, nuk ka dëshirë të jetë aktore”, ka shtuar aktori.

Thiago Oliveira apo “Amini” në serialin ”O Clone” ishte rreth 13 vjeçar, ndërsa tani ka 31 vjet.

”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21./21Media