Rrahmani mbërriti të martën mbrëma në Itali

Rrahmani mbërriti të martën mbrëma në Itali

Amir Rrahmani iu është nënshtruar testeve mjekësore me Hellas Verona, para se ta kompletojë kalimin nga Dinamo Zagreb te klubi i Serie A.

Mëngjesin e sotëm, Verona njoftoi se qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me verdhekaltrit.

25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi te Verona.

Klubit që siguroi sezonin që përfundoi ngjitjen në Serie A pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit.