Enca tregon se kur do ta publikojë këngën e re

Enca tregon se kur do ta publikojë këngën e re

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ditë më parë ka paralajmëruar projektin e saj të ri muzikor.

Për adhuruesit e muzikës së saj, Enca përmes një postimi në Instastory ka treguar se kënga e saj e re e cila titullohet “Amor” do të publikohet gjatë kësaj jave.

“‘Amor’, këtë javë”, është mbishkrimi që ajo e ka lënë mbi fotografinë e cila duket se është realizuar nga xhirimet e videoklipit.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Encës është “MWAH”, i publikuar më 15 nëntor, i cili deri tani në Youtube ka rreth 3 milionë klikime./21Media