Nora dhe Gjiko sot publikuan këngën "Ana"

Nora dhe Gjiko sot publikuan këngën “Ana”

“Jolene, Jolene, Jolene, Jolene. Të përgjërohem, të lutem mos e merr mashkullin tim. Jolene, Jolene, Jolene, Jolene… Të lutem mos e merr edhe pse ti mundesh” janë vargjet e hiti të pavdekshëm “Jolene”të Dolly Parton të cilën e solli në vitet e 70-ta.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet Dolly Parton, e cila tregon “hallin” e një gruaje se tjetër femër do të ia marrë dashurinë e jetës së saj, pra Jolene përshkruhet si një grua shumë e bukur me sy të gjelbërt e që çdo mashkull do të dashurohej në të, shkruan rtv21.tv

Tematike të njëjtë ka edhe kënga e re e Nora Istrefit dhe reperit të njohur Gjiko  “Anna” të cilën e kanë publikuar sot.

“Oh Anna, oh no no Anna, Dashnin tem ti mos e merr, e di që mundesh po s’osht fer”, këndon Nora në fillim të këngës.

Për tekstin “Ana” u përkujdesën Gjiko dhe artistja Era Istrefi.

Këtë ngjajshmëri të  këngës tashmë e kanë vrejtur edhe fansat e dyshes, të cilët kanë lënë komentenë “YouTube” se problematika e këngës “Anna” ngjan me këngën “Jolene” të Dolly Parton. /21Media