Një datë e veçantë për të

Një datë e veçantë për të

Ana Kabashi është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqipe. Ndonëse talentin e saj artistik e solli përmes spektaklit “The Voice of Albania”, ajo angazhimin e saj në këtë drejtim nuk e nisi me këtë spektakël.

Lidhja e saj me këngën është shumë më e hershme, ani pse sipas këngëtares ky spektakël ishte një shtytje e madhe drejt karrierës artistike të saj.

Qysh nga paraqitja e parë rrëmbeu vëmendjen e publikut me talentin që ka.

Ajo po punon me shumë përkushtim për projekte të reja. Vlen të theksohet se “Me Hile”, “Papi”, “Bla Bla Boy”, “Papa”, e së fundi edhe “Ami lekt”, janë vetëm disa nga titujt e këngëve të saj, shkruan rtv21.tv

Sot shënon një datë e veçantë për të, artistja feston datëlindjen. Pritet që artistja të marrë urime të shumta nga personat më të dashur të saj.

Këngëtarja e mirënjohur është mjaft e angazhuar edhe me koncerte./21Media