Mesazh domethënës nga Ana

Mesazh domethënës nga Ana

Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj.

Në një fotografi që së fundmi ka publikuar në Instagram, Ana ka pozuar në bikini, teksa ka lënë edhe një mesazh domethënës, shkruan rtv21.tv

“Qëndroni të përulur, je falënderues, ruaje zemrën tënde dhe puno shumë. Ju mund të rrëzoheni disa herë por askush nuk mund të ju marrë atë që keni. Ju jeni i veçantë në rrugën e juaj, duaje veten tënde më shumë, vlerësoje veten tënde më shumë dhe ata do ju vlerësojnë juve. Jini e egër për veten tuaj”, ka shkruar Ana krahas fotos.

Ndryshe, “Papa” është projekti i fundit muzikor nga Ana Kabashi në bashkëpunim me Artën dhe Beraton./21Media