Sot në Debat Përnime u shpalos programi i koalicionit Nisma-AKR-PD

Sot në Debat Përnime u shpalos programi i koalicionit Nisma-AKR-PD

Në emisionin Click të RTV21 u analizua debati dhe paraqitja e koalicionit dhe liderit të tij Fatmir Limaj, ku të ftuarit në emision vlerësuan programin dhe premtimet e koalicionit.

Eraldin Fazliu nga BIRN iu adresua direkt edhe deklaratave të Limajt, duke deklaruar se kishte shumë të pavërteta, e që shpeshherë ishin të qëllimshme, shkruan rtv21.tv.

Ai përmendi pjesën kur Limaj foli për punësimet, ku mohoi që dhëndri i tij punon në Ministrinë e Tregtisë, kur ekziston dokumenti që ai në muajin gusht ai ka nënshkruar kontratë dhe punon në këtë ministri.

Fazliu theksoi se veprimet e Limajt gjatë qeverisjes jo që kanë lënë shumë për të dëshiruar, mirëpo janë tërësisht në kundërshtim me idenë që sot të dalësh në debat e të kërkosh meritokraci./21Media