Sot në Debat Përnime u shpalos programi i koalicionit Nisma-AKR-PD

Sot në Debat Përnime u shpalos programi i koalicionit Nisma-AKR-PD

Në emisionin Click të RTV21 u analizua debati dhe paraqitja e koalicionit dhe liderit të tij Fatmir Limaj, ku të ftuarit në emision vlerësuan programin dhe premtimet e koalicionit.

Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane deklaroi se programi i koalicionit lë shumë për të dëshiruar, gjë për të cilën ka kritikuar Nismën pasi nuk është një parti fillestare dhe që ka qeverisur me vendin, shkruan rtv21.tv.

Sipas tij është dashur që së paku të kishin një grup njerëzish profesionistë që të uleshin shumë më herët dhe të kontribuonin në një plan duke iu adresuar sfidave, pasi sipas tij në debat u pa që ata i dijnë sfidat, mirëpo këto nuk mund të gjinden edhe në program./21Media