Vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e yllit të Napolit

Loading...

Vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e yllit të Napolit

Kalimi i Marek Hamsik në Kinë te skuadra e Dalian Yifang është kthyer në një telenovelë.

Pritej që mesditës së nesërme dhe asaj të pasnesërme të përfundonte gjithçka, por avokati i Napolit, Mattia Grassani ka sjellur të reja rreth kësaj situate.

Në një intervistë të avokatit për “Radio CRC”, ai ka thënë se Carlo Ancelotti i ka dhënë një ultimatum klubit kinez.

Trajneri italian i ka vënë kusht palës tjetër që nëse e do lojtarin duhet të bëjë atë që thotë presidenti, Aurelio De Laurentiis brenda 48 orëve, ose nuk do të ndodhë asnjë transferim.

Mësohet nga Grassani se kontratat janë hartuar dhe pritet vetëm nënshkrimi i tyre. Operacioni pritet të përfundojë për shifrën e 34 milionë eurove.

Problemi i vetëm që ka klubi kinez është ai i garancive dhe pritet të sigurohet që gjithçka të kryhet sipas marrëveshjes.