Andone beson që mund t’i fitojnë pikët

Andone beson që mund t’i fitojnë pikët

Sulmuesi i Galatasaray, Florin Andone, insiston që mund të mposhtin Real Madridin.

Reali humbi ndeshjen e fundit, gjë që bëri shumë kritika për formën e tyre.

Kjo gjë ka bërë që edhe Andone të mos frikësohet dhe beson që mund t’i fitojnë tri pikët.

Në vitin e kaluar kanë treguar se nuk janë Reali i cili ka fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve. Kanë probleme, por janë ndër klubet më të mirë, pavarësisht që pa Ronaldon nuk kanë të njëjtin efekt. Nuk jemi të frikësuar. Kemi shumë respekt, por besoj që mund t’i mposhtim ose së paku të fitojmë një barazim”, deklaroi ai.

Reali nesër është mysafirë i Galatasaray në kuadër së Ligës së Kampionëve.