Ndërrohet kampioni

Ndërrohet kampioni

Andy Ruiz Jr bëri një nga goditjet më të mëdha në historinë e boksit të peshave të rënda, kështu për t’i grisur titujt botëror të peshave të rënda të IBF, WBO dhe WBA të Anthony Joshua.

Britaniku Anthony Joshua, i cili deri mbrëmë mbante titullin e kampionit, është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz, transmeton rtv21.tv.

Dueli u zhvillua në “Madison Square Garden”.

Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua u hap për të shkëmbyer goditje, Ruiz ishte më i shpejt dhe mori avantazhin, për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik.

Ruiz është meksikani i parë që shpallet kampion në peshat e rënda të boksit.

Kur britanikët do të zgjohen sot në mëngjes, ata do të lexojnë një turbullim të vërtetë ikonik./21Media