Ajo ka frikë se mos ia vjedh dikush super-unazën e saj

Ajo ka frikë se mos ia vjedh dikush super-unazën e saj

Paris Hilton para pak ditësh u fejua me të dashurin e saj aktorin Chris Zylka. Propozimi për fejesë ishte në atë mënyrë që e la pa fjalë Parisin.

Tekasa po skijonin në Aspen ai nxori unazën dy milionë dollarëshe për t’i kërkuar martesë Hiltonit.

Por, pas këtij hapi të rëndësishëm për jetën e saj, Paris ka ndërmarrë edhe një  hap tjetër. Ajo ka angazhuar sigurim për t’ia ruajtur unazën, nëse ajo e heq nga gishti.

“Është unaza më e bukur që kam parë ndonjëherë. Duke qenë se vjedhjet nëpër shtëpi janë të shpeshta dhe nuk dua të jem në shënjestër të hajnave, kam angazhuar sigurim”, ka treguar Paris.

Unaza është punuar nga artari Michael Green./21Media