Ajo po vazhdon pushimet në vende mahnitëse

Ajo po vazhdon pushimet në vende mahnitëse

Njëra ndër modelet më të njohura shqiptare, Angela Martini ka disa ditë që ka filluar pushimet  me bashkëshortin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu-un.

Nga pushimet e njëpasnjëshme ajo po ndanë fotografi të shumta për ndjekësit e saj, në të cilat duket se po i shijon mjaft ato, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në instastory, ku shihet mjaft e lumtur në ishullin Fregate.

Ndryshe, në fund të vitit që lamë pas,  Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me miliarderin rumun, Dragos Savulescu në një ceremoni shumë private të mbajtur në Las Vegas. Dasma ishte aq e thjeshtë, sa që dëshmitarë të martesës ishte dy persona – një mik i rumunit dhe Bleona Qereti si dëshmitare e Angelës./21Media