"Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës..."

“Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës…”

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini vizitoi familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Nga vizita e saj në Shqipëri, artistja e mirënjohur publikoi disa fotografi në Instagram, të cilat i shoqëroi me një dedikim prekës. Edhe modelja e njohur e dëshmoi se bashkimi bën fuqinë!

Angela u prek shumë nga kjo tragjedi që e goditi Shqipërinë, si për të gjithë shqiptarët, edhe për të ishte shumë e vështirë që ta shohë vendin e saj në atë gjendje, shkruan rtv21.tv

“Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja… Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, shkroi ajo krahas fotografive.

Ditë më parë ajo njoftoi se dhuroi mbi 30 mijë euro për Shqipërinë.

Në tërmetin e 26 nëntorit kanë vdekur 52 persona./21Media