Angela: Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde
2 Dhjetor 2019
Angela dhuron para për Shqipërinë
Angela dhuron para për Shqipërinë
Modelja e njohur Angela Martini është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.
Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur në rrjetet sociale shumën që e ka dhuruar për shqiptarët në Shqipëri, shkruan rtv21.tv
Krahas postimit ku tregon vlerën prej 30 mijë euro të dhuruar, Angela ka shkruar edhe disa fjalë prekëse.
“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është dashuri, shpresë dhe dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje”, shkroi modelja.