Divorcohet ish-çifti i njohur i showbizit ndërkombëtar

Divorcohet ish-çifti i njohur i showbizit ndërkombëtar

Angelina Jolie ka rrëfyer se si e humbi veten derisa po i vinte fundi marrëdhënies së saj me Brad Pitt.

Jolie paraqiti kërkesat për divorc nga aktori në shtator të 2016-ës, pas dy vitesh martesë dhe 12 vitesh së bashku, transmeton rtv21.tv.

Nuk po e njohja më veten time“, tha ajo në një intervistë.

Gjatë ndarjes, 44-vjeçarja tha se ndihej pothuajse e parëndësishme dhe se nuk ishte e dukshme për të tjerët.

Ndjeja një trishtim të thellë. Isha e lënduar“, shtoi aktorja.

Gjithashtu edhe Brad Pitt foli hapur për divorcin e tyre pak ditë më parë në një intervistë për New York Times.

55-vjeçari zbuloi se kërkoi ndihmë nga qendrat e alkoolizmit pasi Jolie bëri kërkesën për divorc.

Hoqa dorë nga pirja.”, tha ai.

Aktori rrëfeu se para ndarjes ai pinte alkool dhe marihuanë./21Media