Çifti do t'i kalojnë pushimet verore së bashku

Çifti do t’i kalojnë pushimet verore së bashku

Dy aktorët e njohur me famë botërore, Angelina Jolie dhe Brad Pitt dy vjet pas divorcit të bujshëm siç duket kanë vendosur që t’i përmisojnë raportet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur “The Sun”, ku sipas burimeve të tyre çifti do t’i kalojnë pushimet verore së bashku si një familje, përcjell rtv21.tv

Sipas “The Sun”, Angelina gjatë këtyre pushimeve kohën më të madhe të saj do ta kalojë duke xhiruar filmin e ri, “Those Who Wished Me Dead”.

Lajmi për ribashkimin e çiftit i ka gëzuar pa masë fansat e tyre, megjithatë ende nuk ka ndonjë gjë konkrete nga vetë aktorët në fjalë dhe mbetet të shihet se a do t’i kalojnë çifti pushimet së bashku apo jo./21Media

Image result for angelina jolie brad pitt family