Bebe Rexha me videklip të ri

Bebe Rexha me videklip të ri

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha ka publikuar videoklipin e këngës “You Can’t Stop The Girl”.

Kënga është publikuar me 19 shtator dhe është përzgjedhur për të kënduar kolonën zanore të filmit të dytë “Maleficient”, shkruan rtv21.tv.

Si gjithnjë, Bebe Rexha karakterizohet me videoklipet e saja, edhe ky i fundit hyn në listën e videklipeve të veçanta të këngëtares.

Bebe shfaqet atraktive në klipin e saj por e veçanta e këtij klipi është edhe diversiteti i grave që shfaqen në këtë projekt muzikor. Po ashtu edhe disa sekuenca të filmit “Maleficient”, ku shihet aktorja Angelina Jolie./21Media