Jolie: Megjithatë ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një familje

Jolie: Megjithatë ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një familje

Ylli i Hollywood Angelina Jolie, e cila kohëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes për jetën e saj private, për herë të parë ka folur rreth divorcit ma aktorin Brad Pitt.

Po ashtu Angelina bëri daljen e parë pas këtij akti për të promovuar filmin e saj “First they killed my father” në Kamboxhia.

E pikërisht këtu ajo për BBC News ka deklaruar se periudha e divorcit ka qenë shumë e vështirë për të dhe gjithë familjen.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç se dua të them se ishte një periudhë shumë e vështirë, megjithatë ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një familje”, ka thënë Jolie.

Ajo po ashtu ka shtuar se: “Shumë njerëz gjenden në të njëjtën situatë. E gjithë familja kaloi një kohë të vështirë”.

Çifti i njohur i Hollywood-it Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën t’i japin fund martesës së tyre dy vjeçare. Ndërkaq lidhja e tyre zgjati për 12 vite. Ata u lidhën në vitin 2004 kur Pitt u nda nga aktorja tjetër Jenifer Aniston. nga lidhja e tyre kanë gjashtë fëmijë, dy prej të cilëve i kanë biologjik ndërsa katër të adoptuar./21Media