Shtëpia ndodhet edhe afër vilës ku ka jetuar me Brad Pitt

Shtëpia ndodhet edhe afër vilës ku ka jetuar me Brad Pitt

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie dëshiron të blejë një shtëpi në zonën e vjetër në Los Feliz, një lagje e këndshme në Los Angeles dhe i ka vendosur syrin një vile e cila kushton 25 milionë dollarë.

Shtëpia e ndërtuar në vitin 1913 është e rrethuar më gjelbërim dhe ndodhet në kodrat e Hollywood, afër teatrit “Griffith” ku janë luajtur edhe disa nga skenat më kryesore të filmit La La Land.

Sipas burimeve të New York Post , Jolie do të donte që ajo të bëhej shtëpia e saj e re edhe nëse vazhdon të udhëtojë në botë me fëmijët e saj për qëllime humanitare.

Jolie ka jetuar në Malibu pas ndarjes me Brad Pitt në shtator dhe ka vendosur rikthehet për të jetuar në Los Angeles, pasi ajo mendon se gjashtë fëmijët e saj kanë nevojë të jetojnë afër ish-burrit të saj.

Pas divorcit ata kanë vendosur që të shesin shumë prona të cilat i kanë pasur të përbashkëta përfshirë dhe kështjellën Chateau Miraval në jug të Francës, si edhe vilën në New Orleans./21Media