Kameramani anglez në vitet e 97-ta xhironte luftën e Kosovës, ndërsa mbrëmë ndeshjen me Anglinë

Kameramani anglez në vitet e 97-ta xhironte luftën e Kosovës, ndërsa mbrëmë ndeshjen me Anglinë

Chris James është një kamerman që gjatë viteve 1997 ka xhiruar luftën e Kosovës, ndërsa të martën mbrëma pas 22 vite, James ka pasur fatin të incizojë edhe ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë të zhvilluar në Stadiumin Mary të Southamptonit.

Më 1997 në vijën e parë frontale të Kosovës dhe më 2019 në vijën e fushës – dhe asnjëherë një hap prapa. Kameramani Chris James”, shkruan gazetari Gabriel Clarke në llogarinë e tij në Twitter.

 

Ndeshja e mbrëmshme mes Kosovës dhe Anglisë, kishte edhe një histori e veçantë në vete. Jo vetëm për kamermanin por për gjithë popullin shqiptarë që perjetuan luftën e Kosovës.

Këtë e dëshmon edhe një tifoz shqiptarë që ishte dje prezent në stadiumin Mary të Southamptonit. Ai mori vëmendjen e mediave me mbishkrimin e tij në një pllakat, shkruan rtv21.tv.

Falë jush, ne tani po luajmë kundër jush, përgjithmonë falenderuas për ty e dashura Angli “, shkroi tifozi shqiptarë.

Krahas lojës fantastike që dha ekipi fantastik i Kosovës, pati reagime të shumta nga të gjithë.

Referi anglez, Harry Waldron, u mahnit me Dardanët. “Mbështetësit ishin të jashtëzakonshëm për 90 minuta (mbështetja më e mirë që kam parë live) dhe kam qenë dëshmitarë i asaj që ishte një lojë e çmendur e futbollit”, kështu u shpreh përmes një postimi ne Twitter, referi i Futsalit dhe i L6 Harry Waldron, duke postuar një video e cila shfaq DARDANËT duke brohoritur për futbollistët e Kombetares së Kosovës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 5-3 për Anglinë./21Media