Rasti po hetohet nga Dogana e Kosovës

Rasti po hetohet nga Dogana e Kosovës

100 mijë funda angleze janë parandaluar të hynë ilegalisht në Kosovë në pikë kalimin ndërkombëtar të aeroportit.

Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një komunikatë për media ku bëhet e ditur se paratë janë gjetur tek një udhëtare angleze,

“Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale. Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detalisht si dhe është vendosur nën kontroll. Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi:

• 10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP
• 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP
• 50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP

Totali 91080 GBP.”, thuhet në njoftiim

Po ashtu bëhet e ditur se mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

Dogana ju bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro./21Media