Në pjesën e parë Kosova mori 5 gola, shënoi një

Në pjesën e parë Kosova mori 5 gola, shënoi një

Kombëtarja e Anglisë po fiton ndaj Kosovës në ndeshjen e sontme që zhvillohet në Angli. Në pjesën e parë të ndeshjes, Kosova mori 5 gola nga Anglia, ndërsa shënoi vetëm 1, shkruan rtv21.tv

Kosovarët shumë mirë e filluan ndeshjen, duke kaluar në epërsi ndaj Anglisë, me golin e Valon Berishës në minutën e parë të ndeshjes. Pak minuta pas kalimit të epërsisë nga Kosova, Anglia shënoi golin e barazimit. Raheem Sterling shënoi për Anglinë në minutën e 8-të.

Ndërsa, Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 19-të, ndërsa trefishimi i epërsisë ndaj Kosovës u bë me autogolin e Mërgim Vojvdës, në minutën e 38-të.

Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së parë, Anglia shënoi edhe dy gola të shpejtë ndaj Kosovës. Jadon Sancho shënoi dy golat e fundit, njërën në minutën e 44-të dhe tjetrën në minutën e 45-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5:1.

Kosova është pjesë e grupit A në kuadër të këtyre kualifikimeve dhe gjendet në pozitën e dytë, një pikë pas liderit Anglisë. Kujtojmë që, Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media