2-1 për Anglinë

2-1 për Anglinë

Kombëtarja e Anglisë shënoi golin e dytë ndaj Kosovës.

Golin e dytë për Anglinë e shënoi Harry Kane në minutën e 19-të, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, në minutën e parë për Kosovën shënoi Valon Berisha, ndërkaq, Anglia barazoi në minutën e 8-të të takimit me golin e Raheem Sterlingut.

Kosova është pjesë e grupit A në kuadër të këtyre kualifikimeve dhe gjendet në pozitën e dytë, një pikë pas liderit Anglisë. Kujtojmë që, Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media