Kosova pësoi humbje nga Anglia

Kosova pësoi humbje nga Anglia

Ndeshja historike e Kosovës me Anglinë ka përfunduar me rezultat 0:4 në favor të Anglisë.

Për ta shikuar këtë ndeshje nga afër ka pasur interes mjaft të madh, por rreth blejres së biletave u shkaktua telashe e madhe.

Dashamirët e futbollit në Kosovë disa ditë para kësja ndeshje, përmes vendosjes së disa pllakatave dhe flamujve u kishun uruar mirëseardhjeje futbollistëve dhe tifozëve anglezë.

Por, pjesa më e mirë e krejt kësaj erdhi bashkë me tifozët anglezë, të cilët mbeten të befasuar me pritjen që iu bë atyre në Kosovë. Kjo pritje e mirë, ka tërhequr vëmendje të madhe edhe në mediat e huaja, për faktin se tifoztë anglezë, përmes rrjeteve sociale janë shprehur mjaft të kënaqur me pritjen që iu është bërë në Kosovë.

Por, jo vetëm tifozët kanë bërë deklarata të tilla, është edhe trajneri i Kombëtares Angleze, Gareth Southgate , i cili pas përfundimit të ndeshjes ka deklaruar se ata kanë udhëtuar nëpër vende të ndryshme por askund nuk kanë kaluar si në Kosovë.

Edhe pse Kombëtarja e Kosovës nuk arriti që realizojë asnjë gol, tifozët e Kombëtares ishin ata që gjatë tërë ndeshjes iu dhuruan përkrahje djelmoshave në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Anglia golin e parë e shënoi në minutën e 32-të, kurse tri golat e tjera i shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kosova pasi humbi kundër Çekisë ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020. /21Media