Anglia 4-0 Bullgaria

Anglia 4-0 Bullgaria

Përfundoi ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Anglia e mposhti Bullgarinë me rezultat 4: 0 duke rimarrë kryesimin e grupit A.

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane ishte protagonisti i kësaj ndeshje duke shënuar tri gola dhe asistuar një. Përveç Kane në këtë ndeshje shënoi gol edhe sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling.

Deri më tani Tre Luanët, nuk kanë asnjë humbje në kuadër të këtyre kualifikimeve. Ndeshjen e radhës kombëtarja angleze e luan kundër Kosovës me 10 shtator.

Në grupin A bën pjesë edhe Kosova duke u renditur e dyta në listë, ndërsa Bullgaria zë vendin e fundit. /21Media