Lista për dy ndeshjet e nëntorit

Lista për dy ndeshjet e nëntorit

Anglia ka bërë publike listën për dy ndeshjet e nëntorit, asaj ndaj Malit të zi dhe Kosovës.

Pjesë e skuadrës së Gareth Southgate do të jenë përsëri Alex Oxlade-Chamberlain, John Stones and Callum Hudson-Odoi.

Trajneri i Anglisë gjithashtu për këto dy ndeshje ka përfshirë në skuadër Mason Mount edhe pse lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Ajax-it.

Ndeshjen e parë Anglia e ka kundër Malit të zi, nëse e fiton këtë ndeshje ajo mund të kualifikohet para se të udhëtoj për në Kosovë.

Anglia me Malin e Zi do të përballet më 14 nëntor, duke filluar nga ora 20:45. Ndërsa, tri ditë më vonë, më 17 nëntor “Tre Luanët” luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës, duke filluar nga ora 18:00.