“Tre luanët” do të zbarkojnë në stadiumin e Rijekës të premten për zhvilluar përballjen me Kroacinë në Ligën e Kombeve të UEFA-s

“Tre luanët” do të zbarkojnë në stadiumin e Rijekës të premten për zhvilluar përballjen me Kroacinë në Ligën e Kombeve të UEFA-s

Është një ri përsëritje e gjysmëfinales së botërorit dhe tifozët anglezë shpresojnë që Anglia do të arrijë të hakmerret ndaj Kroacisë për disfatën që pësoi këtë verë dhe që e la jashtë finales së madhe në Rusi 2018.

Në favor të ishullorëve është stadiumi bosh i imponuar nga dënimi i UEFA-s për një kryq nazist të tifozëve, por hierarkia e grupit 4 është e komplikuar, me 3 gjigantë botërorë si Spanja, Kroacia dhe Anglia. Pasi dështuan në mënyrë të bujshme në premierën e Nations League me humbjen 6-0 ndaj iberikëve, lojtarët dalmatë do të synojnë 3 pikët e para në kompeticion.

Kroacia do të jetë pa lojtarë veteranë si Mandzukic, Subashisc dhe Çorluka, ndërsa dëmtimet do të privojnë kombëtaren edhe nga Vrsaljko, Brozovic, Barisic, Lovre Kalinic dhe Duje Cop. Janë rikthyer në skuadër Lovren dhe Ante Rebiç, që munguan në premierën ndaj Spanjës.

Në kampin tjetër Anglia ka rifreskuar ekipin duke grumbulluar debutues si Maunt, Medison dhe Sanço. Këtyre lojtarëve thuajse anonim i janë shtuar dhe Ben Çilluell i Lester Sitit dhe Ljuis Dank i Brajtonit. Projektohet një formacion ofensiv me Rashford, Heri Kejn dhe Stërling në sulm, në një 90 minutësh që premton një tjetër rezultat nga suksesi 2-1 i dalmatëve mbrëmjen e 11 Korrikut.