Foden shënoi golin e epërsisë

Foden shënoi golin e epërsisë

Anglia U-21 është duke e mposhtur Kosovën U-21 me rezultat minimal.

Ishte mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden që shënoi golin në minutën e 25-të.

Kosova u detyrua të bëjë zëvendësim në minutën e 34-të, pasi sulmuesi Lirim Mema u lëndua dhe lëshoi fushën e lojës për Arbnor Mujën.

Kosova është në Grupin e tretë, ku rival kryesor për kualifikim në Evropianin 2021 i ka Anglinë dhe Austrinë.