Anija ruse fundoset në afërsi të Turqisë

Anija detare ruse për zbulim është përplasur me një anije tjetër që barte kafshë

Ky aksident ka ndodhur në Detin e Zi, në afërsi të Turqisë. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë ka treguar se “Liman”ishte përmbysur si rezultat i përplasjes që ka ndodhur sot rreth 40 kilometra larg ngushticës së Bosforit, shkruan rtv21.tv.

Deklarata e ministrit e përcjellë nga agjencitë e lajmeve ruse thotë se asnjë nga stafi i anijës nuk janë lënduar, dhe se ata janë duke bërë përpjekje që ta shpëtojnë anijen./21Media

Back to top button