Xhaçka krenare me punën e detarëve

Xhaçka krenare me punën e detarëve

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ajo tha se kontributi i detarëve në 3 vjet si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq.

Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra. Krenari për FD”, shkroi ministrja në Facebook./21Media