Festë në familjen Haradinaj

Festë në familjen Haradinaj

Sot ka festë në shtëpinë e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt. Kjo pasi që, bashkëshortja e tij Anita feston ditëlindjen e 39-të.

Moderatorja e njohur sot i mbush 39 vjet, shkruan rtv21.tv.

Anita Muçaj –Haradinaj është njëra ndër moderatoret më të njohura, e cila i prezanton lajmet qendrore në televizionin publik.

Me këtë rast Anita ka pranuar urime nga familjarët dhe shoqëria e saj në rrjetet sociale, por jo edhe nga Ramushi.

Anita me Ramushin është martuar 15 vjet më parë, nga kjo martesë, çifti së bashku kanë dy djemë dhe një vajzë. /21Media