Vajza e kryeministrit festoi ditëlindjen

Vajza e kryeministrit festoi ditëlindjen

Në familjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dje pati festë. Vajza e kryeministrit, Hana festoi ditëlindjen e 13-të, shkruan rtv21.tv

Në 13 vjetorin e lindjes, Hana sigurisht që mori urime të shumta, por urimet më të mira natyrisht që i mori nga prindërit. Nëna e saj, moderatorja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj me rastin e ditëlindjes së të bijës shkroi disa fjali të veçanta për Hanën.

Mes tjerash, Anita e uroi vajzën që në jetë ta ketë fuqinë e dritës së hënës.

“Ti i ndriqove shpirtrat tane me driten e bukur si Hane, solle qetesine e pastertine e madheshtine e bardhe si Hane, Ti, uroj te kesh fuqine e drites se Henes ne jete, Ti e bukura e jona Hane!!! Ne ditelindjen e 13 Te uroj gjithe lumturine e botes sot e perjete, drita e shpirtit tim, Hane!! Gezuar, mua do me kesh gjithmone pas! Te don Gjini, Ramushi, Trimi dhe une!”, shkroi Anita në facebook, krahas një imazhi të bukur me të bijën.

Anita Muçaj-Haradinaj me kryeministrin Ramush Haradinajn është e martuar prej vitesh dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë. /21Media