“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe..."

“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe…”

Gruaja e kryeministrit në dorëheqje, Anita Haradinaj, ka deklaruar se për dorëheqjen dhe ftesën që ka marrë Ramush Haradinaj nga Specialja, ajo është informuar nga portalet.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për një ftesë të tillë e as për vendimin e tij për dorëheqje, derisa ka thënë se pas këtij lajmi ajo ka filluar edhe të qaj.

“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe. E kam hap telefonin edhe më kanë dal lajmet e portaleve një pas një. Fillimisht e pash lajmin që ka dhanë dorëheqje, edhe vetë me veti thash qysh. Kur hyna me lexu lajmin, u informova edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Anita në  T7.