Lola e përkrah Anitën

Lola e përkrah Anitën

Anita Muçaj-Haradinaj ka nderuar veten me një çmim në prag të festës së Vitit të Ri.

Ajo thotë se ishte motra më e mirë e vitit 2019. Këtë mendim e përkrahu motra e saj e vogël, njëkohësisht dhe kunatë, Lola Haradinaj, shkruan rtv21.tv

Ky nuk është çmimi i parë për bashkëshorten e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.  Në muajin korrik, Anita ishte pjesë e Global Women Summit 2019 në Lodër. Ajo u nderu me çmimin “Phenomenal Global Women” dhe pati mundësinë të ndajë një histori suksesi të grave nga Kosova mes shumë grave të suksesshme nga bota.

Kujtojmë se Anita është nënë e tre fëmijëve Gjinit, Hanës dhe Trimit. Përkundër angazhimeve si nënë, duket se Anita nuk lë anash as motrat e saja, për të cilat edhe pati deklaruar në shumë intervista se kujdeset shumë për to dhe fëmijët e tyre./21Media