Anjeza ende nuk e ka zbuluar fytyrën e vajzës

Anjeza ende nuk e ka zbuluar fytyrën e vajzës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini në muajin mars të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellur në jetë një vajzë, të cilës ia ka vendosur emrin Tori (Victoria Kelis Connolly). Anjeza është e përkushtuar në maksimum për kujdesin e vajzës, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, ajo në Instagram ka publikuar disa fotografi të vogëlushes, teksa është shprehur se periudha më e bukur e jetës është mëmësia.

 “Gjithmonë kam kujtuar se fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por e paskam patur gabim, mëmësia qenka c’qenka ”, ka shkruar Anjeza.


Kujtojmë se këngëtarja ende nuk e ka zbulaur fytyren e vogëlushes.

Ndryshe, Anjeza në shtator të vitit 2015 ka kurorëzuar dashurinë e saj me Paul Connolly, në një ceremoni martesore në një kështjellë në Itali. Ajo tashmë jeton në Londër./21Media