Aktivitet humanitar

Aktivitet humanitar

Regjisorja e njohur Burbuqe Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni, transplantit të veshkës. Shumë piktorë janë mbledhur për të ndihmuar financiarisht Berishën.

Më 21 nëntor në Menzën “Ramiz Sadiku” në Prishtinë do të mbahet ankand i pikturave të 26 artistëve të cilët fitimin do ta ndajnë për regjisoren Burbuqe Berisha.

Artistët të cilët do të marrin pjesë në ankand do të jenë Luan Mulliqi, Ismet Jonuzi, Zake Prelvukaj, Eliza Hoxha, Lorik Sylejmani, Valdete Vucitërna, Visar Mulliqi, Arlinda Hajrullahu, Hajrush Fazliu, Muhamet Ahmeti, Musë Prelvukaj, Isa Alimusa, Lirije Bulliqi, Vlora Kosumi, Vlora Hajdini, Arben Shala, Blerta Surroi, Lyra Zajmi, Bardhyl Bejtullahu, Zana Ramadani, Mjellma Goranci, Shqipe Kamberi, Arbana Hajredinaj, Tomor Arifi, Guri Cavdërbasha e Mirsad Lushtaku.
Mbrëmja do të udhëhiqet nga aktori i njohur Fatmir Spahiu.

Kurse, Burbuqe Berisha ka shprehur falënderime për këtë inicativë. “Miq të dashur, ju faleminderit nga zemra për këtë iniciativë fisnike! Të gjithë e dimë se në raste të tilla është shumë e vështirë t’i përballosh vet të gjitha, financiarisht e emotivisht. Jam shumë e lumtur që po shprehni vullnetin të gjendeni pranë meje! Secilit nga ju ia uroj më të mirat, e kryesoren shëndetin! Ju Dua 🙏”, ka shkruar Berisha./21Media

Miq të dashur, ju faleminderit nga zemra për këtë iniciativë fisnike!Të gjithë e dimë se në raste të tilla është shumë…

Gepostet von Burbuqe Buqe Berisha am Dienstag, 19. November 2019