Lauka flet në "Click" lidhur me këtë çështje

Lauka flet në “Click” lidhur me këtë çështje

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka në emisionin “Click” në RTV 21, tregoi se në vitin 2009 ( 7 gusht) kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj kishte bërë një marrëveshje me liderin e PD-së Sali Berishën.

Pas kësaj marrëveshje, Lauka tha se me 13 gusht Hashim Thaçi atë kohë kryeministër i Kosovës kishte takuar zëvendës- ambasadorin amerikan në Kosovë.

“ (Thaçi) i ankohet për Sali Berishën për qëndrim patrinalist, nacionalist ndaj Kosovës.”, tha Lauka.

Ai tutje shtoi se këtë e kishte zbuluar Wikileaks. Sipas Luakës kjo marrëveshje e Haradinajt me Berishën “ nuk i shkoi për shtat Thaçit dhe iu ankua një ambasade”, e motivi i kësaj ankese Lauka tha se ishin interesat e vet Thaçit./21Media