PZAP ka rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së

PZAP ka rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së

PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës.

Lajmi është bërë i ditur nga juristi i Lëvizjes Vetëvendosje Blerim Sallahu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se me refuzimin e ankesës së Lëvizjes vetëvendosje, PZAP ka rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së, edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykimin A-A.U.ZH.nr.20/2019, se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me poste nga qytetaret e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Sallahu thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalet derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit i qytetarit të Kosovës dhe se do të vazhdojnë me ankesë në Gjykatën Supreme.