U bënë homazhe për bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarushën

U bënë homazhe për bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarushën

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në shënim të përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës prezantoi koncert me program të larmishëm me këngë e valle tradicionale shqiptare.

Pas intonimit të himnit të Republikës së Kosovës, në koncertin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, u bënë edhe homazhe për bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarushën, e cila vdiq më 07 shkurt 2020.

Në koncert ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës së Kosovës, Vlora Dumosh, e cila përgëzoi organizatorët për këtë iniciativë./21Media