Kanceri është sëmundje, e cila kohëve të fundit ka marrë gjithnjë e më shumë hov, ndërsa të sëmurit marrin terapi të ndryshme

Kanceri është sëmundje, e cila kohëve të fundit ka marrë gjithnjë e më shumë hov, ndërsa të sëmurit marrin terapi të ndryshme

Studimi më i ri nga Universiteti Salford mund të japë shpresë në luftën kundër kancerit.

Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se si antibiotikët dhe vitamina C mund të jenë deri një qind herë më efikase në shkatërrimin e kancerit se sa barnat standarde, të cilat aktualisht janë në përdorim.

Ekspertët në laborator kanë përdorur më parë antibiotikët dhe pas tyre vitaminën C.  Kjo ka rezultuar me vdekjen e qelizave të kancerit, pasi që atyre iu ishte marrë burimi i ushqimit.

Vitamina C dhe antibiotiku doksiciklin janë relativisht jo toksikë dhe mund në masë të madhe të zvogëlojnë efektet anësore pas përdorimit të barnave standarde.

Në studim thuhet se shkencëtarët qelizave të kancerit u kanë dhënë doza të shtuara të doksiciklinit. Më pas u kanë dhënë vitaminë C, e cila ka kufizuar burimin e tyre të energjisë.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Oncotarget” dhe ekspertët nga Universiteti Salford konsiderojnë se kjo metodë 100 herë është më efikase se sa terapitë standarde, dhe se përmes tyre mund të zvogëlohen efektet anësore të padëshiruara.